2022 shënoi temperaturat më të nxehta në oqeanet e botës duke demonstruar ndryshimet e thella të klimës së planetit të shkaktuar nga njerëzit. Më shumë se 90% e nxehtësisë së tepërt të bllokuar nga emetimet e gazrave serrë absorbohet në oqeane.
Temperaturat e sipërfaqes së detit kanë një ndikim të madh në motin e botës. Oqeanet më të nxehta ndihmojnë në rritjen e motit ekstrem, duke çuar në uragane dhe tajfunë më intensivë dhe më shumë lagështi në ajër, gjë që sjell shira dhe përmbytje më intensive. Uji më i ngrohtë gjithashtu zgjerohet, duke ngritur nivelin e detit dhe duke rrezikuar qytetet bregdetare.
Ngrohja e oqeaneve dhe ndikimet në motin ekstrem, do të rriten derisa njerëzimi të arrijë zero neto emetimet.
Në tetor, Organizata Botërore Meteorologjike raportoi se përqendrimi atmosferik i të gjithë gazeve kryesore serrë, dioksidi i karbonit, metani dhe oksidi i azotit, kishte arritur nivele rekord.
“Ne po shkojmë në drejtimin e gabuar”, tha Prof Petteri Taalas, kreu i Organizatës Botërore Meteorologjike.