Lajme
2005, koha kur Kosova negocionte me Serbinë për të pagjeturit- tash negociohet për targa
Demokracia
20:01 | 16 Tetor 2022

Share:

Arsim Gerxhaliu, mjeko-ligjori kosovar që kishte marrë pjesë në sjelljen e eshtrave të pagjeturëve nga Serbia ka postuar fotografi të gazetave të vitit 2005. Ai në këto gazeta ka treguar se në atë vit me Beogradin negociohej për të pagjeturit.

“Kur e pastron podrumin, edhe i gjenë gazetat e 2005-ës”, ka shkruar Gerxhaliu.

Në fotografitë e gazetave që ai ka publikuar shkruhej se si pala kosovare që negocionte në atë kohë kishte vënë në pikëpyetje vazhdimin e bisedimeve me Beogradin për të pagjeturit.

“Nëse brenda këtij muaji e deri të takimi i radhës së këtyre bisedimeve, që do të mbahet më 9 qershor, nuk ndodh ndonjë çudi sa i përket kthimit të kufomave nga Serbia, atëherë neve nuk ka mbetet tjetër vetëm se të vendosim a të shkojmë më tutje në këto bisedime, apo të largohemi nga kjo çështje e komunikimit”, shkruhej në gazetën e viti 2005.

Ndërsa tani në takimin e fundit të Kryeministri Kurit e Presidenti Vuçiq kanë negociuar në Bruksel, por nuk janë marrë vesh. Ata kane folur për dy tema: targat e dokumentet, por jo edhe për të pagjeturit.

Borrel kishte thënë se pas tre raundeve të takimeve se në mungesë të marrëveshjes, dialogu do të vazhdojë.

Në ndërtesën ku janë mbajtur takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ishte edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por pa qenë i pranishëm në takime. Ky ishte takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, pas atyre të mbajtura në qershor dhe korrik të vitit 2021, që gjithashtu nuk patën ndonjë rezultat.

Ky takim erdhi pas acarimit të situatës në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit. Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Dokument të tillë Serbia lëshon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh.

Edhe ambasadori Amerikan ka reaguar të shtunën në raport me negociatat. Ai ka përmendur targat.

Jeff Hovenier tha se SHBA-të nuk janë të kënaqur me afatin për regjistrimit e automjeteve me targa RKS. Hovenier pati thënë se një afat aq i shkurtër për regjistrimin e auomjeteve është i vështirë për qytetarët dhe është e lodhshme, por shpreson se do të ketë zgjatje të afatit.

“SHBA-të nuk janë të kënaqur me afatin për regjistrimit e automjeteve me targa RKS”.

Më shumë se 1 mijë e 600 persona figurojnë si të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Të ngjashme