Me 20 vjet burgim është dënuar burri, Sh.A., që pati vrarë një person në tregun e gjelbër në Mitrovicë më 17 prill 2021.
Ngjarja pati nisur me fjalosje mes Sh.A. dhe viktimës V.F. lidhur me rritjen e fidanit të fikut e më pas kishte kaluar në konflikt fizik. Viktima fillimisht e kishte goditur me gërshërë të pandehurin duke i shkaktuar plagë në kokë, e më pas i pandehuri pati nxjerrë revolen duke e qëlluar për vdekje.
“…të shtënat goditin edhe të dëmtuarin L.F., dhe i shkakton plagë në regjionin e veshkës së majtë si dhe kalimtarin e rastit A.A:, në regjionin e përparme anësor të kofshës së majtë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Lënda me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës më 19 nëntor 2022, ishte transferuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në Gjykatën Themelore në Prizren.