Lajme
20 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga COVID-19
Demokracia
11:21 | 10 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 20 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është 20, ndërsa pesë raste janë në mjekimin intensiv.

“20 pacientë të konfirmuar  me Covid-19 pozitivë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.  Në trajtim mjekësor janë edhe 25 pacientë të tjerë post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë”, thuhet në postimin e rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 28 pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 28 pacientë; Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive 5 pacientë; Spitali i Gjilanit, 4 pacientë; Spitali i Pejës, 4 pacientë; Spitali i Gjakovës, 1 pacient; Spitali i Ferizajt, 3 pacientë”.

;

Të ngjashme