Prishtina ka arritur të kalojë në avantazh në takimin kundër Llapit.
“Bardhekaltrit” siguruan avantazhin me golin e të inkuadruarit në pjesën e dytë, Oto John, shkruan Demokracia.com.
John realizoi në minutën e 67-të, por me ndihmën e Leutrim Kryeziut i cili harkoi në zonë.
Një pakujdesi e mbrojtësve llapjan, bëri që John ta fitonte topin dhe me një goditje të saktë ta “tundte” rrjetën kundërshtare.
Kujtojmë se Prishtina është me një lojtar më pak në teren, pasi Endrit Krasniqi u përjashtua me të kuq në pjesën e parë. /Demokracia.com