Lajme
20 korrik 2022 | Kjo është deklarata e Kurtit që e linte të hapur shtrenjtimin e energjisë elektrike për herë të dytë brenda një viti
Demokracia
09:00 | 10 Gusht 2022

Share:

Kriza energjetike që kaploi vendin dimrin e kaluar po parashikohet të jetë edhe më e madhe këtë dimër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në korrik të këtij viti kishte lëntë të hapur mundësin për shtrenjtimin e energjisë elektrike për herë të dytë brenda viti, raporton Demokracia.com.

Kreu i ekzekutivit kishte deklaruar se nuk është në dijeni për përgatitjet e kërkesave për ZRrE-në nga ana e operatorëve ekonomik.

“Unë nuk jam në dijeni për përgatitjet e kërkesave për ZRrE nga ana e operatorëve ekonomik. Ato shkojnë te ZRrE, besojmë se nga aty duhet të kemi një përgjigje shtetërore dhe profesionale”, tha Kurti, më 20 korrik 2022, duke lënë të hapur mundësinë që energjia elektrike të shtrenjtohet për herë të dytë në brenda më pak se një vit.

Ndryshe, diskutimet mbi sektorin e energjisë në Kosovë kanë filluar në fund të vitit të kaluar kur në Kosovë filluan reduktimet e energjisë elektrike, si pasojë e një krize globale energjetike. /Demokracia.com/

Të ngjashme