Lajme
2-vjeçari kafshohet në fytyrë nga qeni endacak në shesh të Prishtinës
Demokracia
18:00 | 18 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, ka njoftuar se përgjatë të dielës ka qenë dëshmitar i një sulmi nga qentë endacak ndaj një fëmije dy-vjeçar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ibrahimi një gjë të tillë e ka njoftuar në ‘Facebook’, teksa ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për neglizhencë ndaj çështjes së trajtimit të qenve endacakë.

“Sot ne sheshin “Nene Tereza” nje femije nen shoqerimin e prindeve, u kafshua ne fytyre nga nje qen endacak. Jo shume me larg ishim edhe ne me femijen tone. Mund ta imagjinoni tmerrin qe perjetoi ai femij dhe prinderit e tij; dhe te gjithe ne qe gjindeshim aty”, tha ai.

“Ky eshte alarmi me urgjent qe nje shoqeri dhe nje qeveri normale duhet te i reagoj me urgjence. Perndryshe projektin tone politik per ’Prishtinen e perjetimeve’ do ta shnderroni ne ‘Prishtinen e perjetimeve traumatike dhe tragjike’”, vijoi Ibrahimi.

Të ngjashme