Lajme
2 vite nga lufta/ Von der Leyen: Rezistencë e jashtëzakonshme e popullit ukrainas
Demokracia
09:53 | 24 Shkurt 2024

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se ka mbërritur sot në Kiev, për të shënuar përvjetorin e dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ursula von der Leyen thekson se BE do të qëndrojë fort pranë Ukrainës, financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht dhe moralisht.

“Në Kiev për të shënuar përvjetorin e vitit të 2-të të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Dhe për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas. Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës, financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të çlirohet përfundimisht”, shkroiVon der Leyen në një postim në rrjetet sociale.

Të ngjashme