Ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-emisari amerikan në Iran, Brian Hook po përballen me kërcënimet serioze nga Irani, sipas Departamentit të Shtetit.
Mediat amerikane raportojnë se SHBA-ja paguan mbi dy milionë dollar në muaj që t’u mundësojë atyre të përcillen me siguri të lartë 24 orë në ditë, përcjell Demokracia.com.
Associatd Press posedon një kopje të raportit që Departmaneti i Shtetit e ka ndarë me kongresin më 14 shkurt, ku thuhet se ka paguar 13.1 milionë dollar që nga gushti 2021 deri në shkurt 2022 për mbrojtjen e tyre.
Pompeo dhe Hook që të dy kanë punuar nën administratën e ish-presidentit, Donald Trump, që ka implementuar një sërë sanksionesh kundër Iranit.
Sanksionet financiare në veçanti kishin në shënjestër zyrtarët iranianë dhe industri të ndryshme dhe shkaktuan një dëm të madh në ekonominë e Iranit, përcjell Demokracia.com.
Pompeo dhe Hook ishin të dy të përfshirë në këto vendime. Pas largimit nga detyra në janar 2021, Pompeos iu dhanë automatikisht 180 ditë mbrojtje nga Byroja e Sigurisë Diplomatike e Departamentit të Shtetit.. Sekretari aktual i Shtetit, Antony Blinken e ka rinovuar këtë mbrojtje çdo 60 ditë për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm.
Hook, i cili shërbeu edhe si Këshilltar i Lartë i Politikës i Pompeos, iu dha kjo mbrojtje speciale për 60 ditë pas largimit nga detyra në gusht 2020. Mbrojtja e tij u rinovua gjithashtu për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme.
Departamenti i Shtetit dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare duhet të përcaktojnë nëse do të rinovojnë mbrojtjen e Pompeos dhe Hook për 60 ditë të tjera deri më 16 mars ose përndryshe do të skadojë.
Bussines Insider ka pyetur për një koment te Departamenti i Shtetit lidhur me këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur./Demokracia.com/