Lajme
2 miliardë euro investime në armatim, Ibishi tregon nëse Serbia është e gatshme për luftë
Demokracia
23:51 | 01 Nëntor 2022

Share:

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se Serbia ka investuar mbi 2 miliardë euro për armatim dhe mobilizim ushtarak. Ai ka thënë se ky është një organizim i madh ushtarak për një shtet si Serbia.

“1.8 miliardë i ka investuar vetëm në vitin e kaluar”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Ibishi ka vlerësuar se Serbia nuk ka guximin të nis një luftë të re.

Sipas tij, Serbia përmes ngritjes së tensioneve synon të vjelë përfitime politike.

“2 miliardë Serbia i ka investuar në mobilizim dhe armatim, por nuk guxon të hyjë në aventura të luftës. Unë them se nuk guxon, sepse ajo nuk është Rusi më së pari. Rusia është fuqia e dytë botërore. Megjithatë, realisht, është armatosur mjaft”, ka deklaruar ai në “DPT te Fidani”.

Ibishi ka thënë se Serbia ka ndryshuar balancën rajonal të armatosjes, duke e tejkaluar  edhe Kroacinë.

Eksperti i sigurisë ka thënë se Serbia e mban mend qershorin e vitit 1999, prandaj, sipas tij, ajo nuk është e gatshme edhe për një humbje të tillë ushtarake.

Të ngjashme