Aktualisht në Kosovë janë 2,417 raste aktive me koronavirus.
Ky numër është shumë më i madh se sa ai i ditës së fundit të dhjetorit, shkruan Demokracia.com.
Në dhjetorin e viti të kaluar ishin vetëm 453 raste aktive.
Dje, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, një person ka humbur jetën dhe 424 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.
Ndërsa numri total i qytetarëve që i kanë marrë dy dozat e vaksinës është 792,605./Demokracia.com/