Lajme
2 marsi 1444 dhe 2 marsi 2021 | Si e zgjodhi Albin Kurti ‘besëlidhjen e Skënderbeut’ në Lezhë për të hequr dorë nga bashkimi kombëtar?
Demokracia
15:46 | 02 Mars 2024

Share:

Duket ironike, por të gjithë politikanët që përdorin rrejshëm kauza të mëdha, u japin fund atyre në mënyrën më turpëruese të mundshme.

Kështu ka ndodhur edhe me Albin Kurtin, që për 15 vite foli e premtoi bashkim kombëtar me ardhjen e tij në pushtet. Albin Kurti mund ta zgjidhte çdo vend tjetër të botës për të bërë deklaratën e 2 marsit të vitit 2021, por fati i populistëve është i tillë, veten e shndërrojnë edhe në figura qesharake, shkruan Demokracia.com.

Kurti, i cili kishte fituar zgjedhjet më 14 shkurt dhe pritej të bëhej për herë të dytë kryeministër i Kosovës, kishte zgjedhur Lezhën, aty ku Skënderbeu më 2 mars 1444, kishte bërë bashkimin e princave shqiptarë (Besëlidhja e Lezhës), për të dhënë lajmin se pas 15 vitesh premtim, ai më nuk do të angazhohej për këtë ideal të madh të shqiptarëve.

Për t’i ikur premtimit të madh, Kurti gjeti arsyetimin në nenin 1.3 të Kushtetutës së Kosovës, që dikur premtonte se do ta ndryshonte kur të vinte në pushtet.

“Fatkeqësisht Kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie. Neni 1.1 thotë se Kosova është shtet i pavarur, ndërsa neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime, siç është ai evropian. Në Kosovë nuk kemi Ligj për Referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë Kurti më 2 mars 2021 kur është pyetur nëse ai do të ishte iniciatori i një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

https://www.youtube.com/watch?v=5TZfNUBCy_w

Disa muaj më vonë, më 21 nëntor të vitit 2021, Kurti ishte pyetur sërish për çështjen e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nga revista Monocle. Kurti ishte mjaft i qartë në përgjigjen e tij se ai nuk do të iniconte kurrfarë referendumi.

“Në të ardhmen, nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prapë vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti kur është pyetur prerazi sesi do të votonte në një referendum për bashkim me Shqipërinë.

Albin Kurti që hoqi dorë “sa hap e mbyllë sytë” nga referendumi për bashkimin kombëtar, e kërkonte referendumin në momente të papërshtatshme, pikërisht në kohën kur Kosova pritej ta shpallte pavarësinë, në shkurtin e vitit 2008. Me deklaratat e tij, ai i frikësonte qyetatarët e Kosovës. “Populli i Kosovës është duke e pritur pavarësinë, mirëpo unë mendoj që edhe pak ditë do ta kuptojmë që pavarësi është quajtur diçka që esencialiaht është varësi”, deklaronte ai vetëm tri ditë para shpalljes së saj. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/rezultati-katastrofal-i-albin-kurtit-nga-vetevendosje-e-bashkim-kombetar-per-shqiptaret-ne-vetemenaxhim-per-serbet/

https://demokracia.com/video-14-shkurt-2008-albin-kurti-duke-propaganduar-se-kosova-nuk-po-shpalle-pavaresine-kerkonte-referendum/

Të ngjashme