Lajme
Shpërthim zjarri në ndërtesën e IML-së, Ministria e Drejtësisë jep detaje
Demokracia
22:45 | 25 Mars 2023

Share:

Raportohet të ketë shpërthyer një zjarr në Ministrinë e Drejtësisë.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga ky dikaster, përmes një komunikate për media.

“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet në njoftim.

“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, përfundon njoftimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme