Lajme
Kurti dhe VV kundër tërheqjes së Trustit pikërisht në ditën që KQZ-ja ia ndau mbi 2 milionë euro kësaj partie
Demokracia
18:08 | 19 Janar 2023

Share:

Komisioni Qendror Zgjedhor ka ndarë mbi dy milionë euro për Lëvizjen Vetëvendosje në mbledhjen e dytë të këtij viti.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023, shkruan Demokracia.com.

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,200,000.00 €.

Lëvizjes Vetëvendosje do t’i ndahen 230 mijë euro për shpenzime të deputetëve përgjatë këtij viti.

Kjo, në ditën kur ky subjekt politik votoi kundër Projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve financiare nga kursimet pensionale, si formë e kalimit të krizës së shkaktuar nga inflacioni.

55 deputetë të VV-së e kundërshtuan projektligjin, ndërsa disa prej tyre nuk morën pjesë fare në votim. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 09 Maj 2024