Lajme
KEDS: Gjatë marsit 500 konsumatorë janë kapur duke keqpërdorur rrymën
Demokracia
11:12 | 23 Mars 2023

Share:

KEDS-i ka bërë të ditur se gjatë muajit mars nga 6124 kontrolle te kryera ndaj konsumatorëve, kanë hasur në 500 raste të keqpërdorimit të rrymës.

Sipas komunikatës së tyre, në 500 raste është vërtetuar se ata kishin keqpërdorur rrymën, duke e “anashkaluar matjen e saktë të energjisë elektrike”.

“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet në komunikatën e tyre.

KEDS bën të ditur se do të iniciojë procedura gjyqësore për raste të tilla. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme