Lajme
198 orë pas tërmetit shpëtohen dy persona në Turqi
Demokracia
09:09 | 14 Shkurt 2023

Share:

Shanset për të gjetur të mbijetuar më shumë se një javë pas tërmeteve vdekjeprurëse po zvogëlohen me shpejtësi. Andaj edhe OKB-ja tha se fokus tani është kalimi nga operacionet e shpëtimit në strehim, ushqim dhe shkollim.

Megjithatë, histori të rralla mbijetese po shfaqen ende, shkruan Al Jazeera.

Një 17-vjeçar dhe një burrë i paidentifikuar u shpëtuan të gjallë nga rrënojat e një blloku apartamentesh në provincën Kahramanmaras të Turqisë, gati 198 orë që nga tërmeti i parë që goditi zonat në Turqi dhe Siri.

Të ngjashme