Shqipëri ka regjistruar 182 raste pozitive me COVID-19 të dielën, nga 3.613 testime.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 130.418.
Sipas MSH-së, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 929.945 testime, 133.912 raste pozitive dhe 2.459 të vdekur.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 1.035.