Lajme
18 viktima dhe 1.739 raste të reja me koronavirus në Serbi
Demokracia
17:47 | 01 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Sipas mediave serbe, gjatë 24 orëve janë testuar 10 mijë e 471 persona dhe 1 mijë e 739 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, transmeton Demokracia.com.

Po ashtu sipas raportimeve, janë gjithsej 4 mijë e 37 pacientë të shtrirë në spitale ku 145 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë infektuar 397 mijë e 2 persona, ndërkaq 4 mijë e 38 persona kanë ndërruar jetë nga virusi COVID-19. /Demokracia.com/

Të ngjashme