Lajme
18 ushtarë të KFOR-it gjerman në Kosovë janë infektuar me COVID-19
Demokracia
15:15 | 25 Janar 2021

Share:

Më shumë se 160 ushtarë gjerman janë infektuar me Covid-19, ndërsa ishin në misione jashtë vendit. Shumica e rasteve ishin në Afrikën Perëndimore dhe Kosovë.

Siç njoftoi Bundeswehr, 71 në Mali, 22 në Nigeri, 18 në Kosovë, 17 në Irak, njëmbëdhjetë në Afganistan, tetë në Lituani dhe dy në Liban, transmeton Demokracia.com

Nga anëtarët ushtarakë që rezultuan pozitivë, 147 prej tyre janë dërguar  në Gjermani me avion.

Deri në fund të vitit të kaluar kishte rreth 1 mijë e 200 të pranishëm në Afganistan, rreth 150 në Irak dhe rreth 80 në Kosovë.

Një zëdhënës i ministrisë njoftoi se po shqyrtohet “nëse dhe kur vaksinimi kundër Covid-19, mund të përfshihet në portofolin e vaksinave për Forcat e Armatosura Gjermane./Demokracia.com

 

 

Të ngjashme