Lajme
18 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga COVID-19, 24 me oksigjeno-terapi
Demokracia
09:48 | 11 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 18 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është 24, ndërsa  pesë raste janë në mjekimin intensiv.

“Po trajtohen 18 pacientë  të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 13 post-Covid. Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19. Në trajtim mjekësor janë edhe 13 pacientë të tjerë post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 24 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 5 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 15 pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 15 pacientë; Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë; Spitali i Gjilanit, 4 pacientë; Spitali i Pejës, 3 pacientë; Spitali i Gjakovës, 1 pacient; Spitali i Ferizajt, 3 pacientë”.

Të ngjashme