Lajme
“18 Marsi, fundi i një historie populiste”
Demokracia
18:30 | 19 Mars 2023

Share:

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, ka reaguar pas zhvillimeve në Ohër të Maqedonisë, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes të arritur më 27 shkurt në Bruksel.

Halimi tha se 18 marsi është fundi i një historie populiste të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Prandaj, makineria propagandistike e demagogjike për të krijuar një gjendje tjetër sot, të prodhuar nga zyrat e Vetëvendosjes duhet të marrë fund”, tha Halimi.

Postimi i plotë:

Fundi i një historie populliste. Kosova pas ditës së djeshme ka hyrë në një stad të ri të konceptimit të politikës. Dita e djeshme duhet të bëjë kthesë në vlerësimin e qytetarëve se çfarë përfundimisht kërkojnë nga një parti politike e çfarë është rëndësishme për jetën e tyre!

Partia e cila për vite prodhoi kauza artificiale e realitete paralele, kontaminoi diskursin publik duke polarizuar shoqërinë e ndjellë gjuhë të urrejtje. 18 marsi shpërfaqi një të vërtetë absolute – shfrytëzimin e fatkeqësisë së qytetarëve, vetëm për hir të pushtetit, madje duke braktisë edhe vet identitetin.

Prandaj, makineria propagandistike e demagogjike për të krijuar një gjendje tjetër sot, të prodhuar nga zyrat e Vetëvendosjes duhet të marrë fund.

Të ngjashme