Lajme
178 raste të reja me koronavirus
Demokracia
14:35 | 15 Shkurt 2021

Share:

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 178 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 2 mijë e 40 mostra të marra, 178 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan Demokracia.com.

Postimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:

Sot, me z. Rastislav Kostilník, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, nëpërmjet të cilit, Ministria e Shëndetësisë, pranon donacion për blerjen e testeve PCR.

Ky kontribut financiar, do të përdoret për sigurimin e testeve COVID 19, duke iu shtuar donacioneve shumë të çmuara nga vendet mike, në kohë pandemie.

E sigurova z. Kostilnik, se rruga jonë, synimi ynë madhor, është rruga integruese euro-atlantike, duke ndarë vlerat dhe synimet e përbashkëta me qytetarët dhe institucionet e vendit mik Sllovakisë.

Brenda 24 orëve, nga 2040 mostra, 178 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje 8.7%. /Demokracia.com/

Sot, me z. Rastislav Kostilník, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, kemi nënshkruar…

Posted by Armend Zemaj on E hënë, 15 Shkurt 2021

Të ngjashme