Lajme
17 vjet nga Trazirat e Marsit, rrëfimi rrëqethës i një nëne që iu vra djali
Demokracia
15:05 | 17 Mars 2021

Share:

Janë bërë 17 vjet nga protestat e dhunshme, që njihen si trazirat e marsit, të cilat zgjatën dy ditë. Atëherë, u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë.

Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë u njohën si Trazirat e Marsit. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe djali i vetëm i kësaj nëne e cila shihet duke treguar se ai ishte djali i vetëm që kishte dhe tashmë kishte mbetur me 7 vajza.

Pavarësisht dhimbjes nga humbja e djalit, ajo dëgjohet duke bërë thirrje për qetësi.

“Mua djali më shkoj, dhimtë më të madhe kurrë skam pas, më shkoj djali pas shtatë vajzave, kam qef mu ndalu dhe nënave të mos ju vriten tjerë djemtë”, thotë nëna që sapo kishte humbur djalin e saj.

Për të shikuar videon, kliko KËTU.

Të ngjashme