Lajme
17-vjeçarja greke u gjet e pajetë, dyshohet se u vra nga i dashuri, para disa vitesh u përdhunua nga dy shqiptarë dhe një 83-vjeçar
Demokracia
17:44 | 04 Gusht 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ku një adoleshente u gjet e pajetë në banesë.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës dhe trupi i pajetë i 17-vjeçares Nikoleta u zbulua pasi nëna e saj kuptoi se diçka nuk shkonte pasi ajo nuk i përgjigjej në telefon.

Në gjendje të rëndë psikologjike babai i saj ka zbuluar anën e errët të jetës së vajzës tij. Karolidis tha se në moshën 11-vjeçare Nikoletta dhe vëllai i saj 8-vjeçar janë përdhunuar nga tre burra, dy shqiptarë dhe një i moshuar 83-vjeçar.

Sipas informacioneve, një prej autorëve ka pasur lidhje me nënën e saj, ndërsa dy shqiptarët janë dënuar për rastin.

I dyshuari kryesor për vrasjen e 17 vjeçares është i dashuri i saj pakistanez, nga i cili kishte marrë mesazhe kërcënuese.

Raportohet se pakistanezi ishte shumë xheloz ndaj saj dhe nisi t’i dërgonte mesazhe kërcënuese kur e reja i kërkoi që t’i jepnin fund lidhje së tyre dhe t’i dorëzonte çelësat e shtëpisë së saj.

Policia deri më tani ka zbuluar dhjetëra mesazhe kërcënuese në celularin e Nikoletës, por priten hetime më të detajuara.

Ndërkohë pakistanezi pas krimit brutal është zhdukur ndërsa celulari i tij rezulton i fikur.

Sipas informacioneve, ai fshihet në Atikë megjithatë ende s’dihet vendodhja e saktë.

Nëna e Nikoletës ishte ajo që pasditen e së hënës e kuptoi se diçka nuk shkonte me fëmijën e saj dhe nisi ta telefononte.

Pak pas orës 20:00, partneri i saj dhe vajza tjetër hapën derën e banesës në rrugën Arachovis dhe panë 17-vjeçaren të vdekur me shenja të nxirash në duar dhe me pizhame. Vetëm disa orë më parë, viktima kishte luftuar për të mbijetuar, ndërsa autori i dyshuar, partneri i saj pakistanez, po i mbulonte gojën për ta mbytur.

Të ngjashme