Lajme
17-vjeçarit i sekuestrohet një armë pa leje
Demokracia
09:25 | 07 Qershor 2022

Share:

Policia gjatë ditës së djeshme e ka sekuestruar një armë nga një 17-vjeçar, në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se E.M. është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të miturit është iniciuar rast për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve.

Të ngjashme