Në spitalin e përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 200 pacientë të infektuar me Covid-19.
160 janë në oksigjenoterapi ndërsa 41 persona janë në gjendje të rëndë, shkruan Demokracia.com.
Sipas njoftimit gjatë 24 orëve janë pranuar 19 pacientë, ndërsa 21 të tjerë janë shëruar.
Postimi i plotë:
Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 8.09.2021:
200 pacientë janë të shtrirë;
160 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
8 pacientë janë në CPAP;
41 pacientë ne gjendje të rëndë;
19 pacientë të pranuar
21 pacientë të shëruar. /Demokracia.com/