Lajme
16 viktima dhe 254 raste të reja nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
15:19 | 21 Shkurt 2021

Share:

Nga bilanci i fundit për COVID-19 që u kumtua nga Ministria e Shëndetësisë, kuptohet se 16 persona e kanë humbur betejën me virusin.

Më i riu ishte i moshës 49-vjeçare, ndërkaq mi moshuari i moshës 85-vjeçare.

5 viktima janë regjistruar në Prilep të moshsë 83, 75, 75, 73 dhe 49-vjeçare, 3 viktima janë regjistruar në Ohër të moshës 85, 83 dhe 77-vjeçare, 2 pacient janë regjistruar në Shkup të moshës 78 dhe 62-vjeçare.

Nga një pacint janë regjistruar në Kumanovë (75vj), Kriva Pallankë (76vj), Strugë (68vj), Gjevgjeli (75vj), Koçan (83vj) dhe Negotinë (67vj).

Njoftohet se të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Ndërkaq, në periudhën njëjtë kohore janë regjistruar 254 raste të reja me COVID19, 111 vetëm në Shkup dhe janë shëruar 151 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 502 mijë e 711 testime, prej të cilave pozitiv kanë rezultuar 99 mijë e 285 persona. Nga ata, 3 mijë e 63 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq janë shëruar 89 mijë e 400 persona. Raste aktiv në vend janë 6 mijë e 822./TV21

Të ngjashme