Lajme
16 të vdekur dhe 913 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
19:36 | 10 Mars 2021

Share:

16 persona kanë vdekur nga COVID-19, dhe janë shënuar 913 raste të reja në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 913 raste reja me COVID-19 nga 3.707 testime dhe 351 të tjerë janë shëruar, përcjell Demokracia.com

Deri më tani, janë kryer gjithsej 544,816 teste të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në Prilep ndërruan jetë shtatë pacientë me COVID-19 (87, 82, 75, 74, 70, 66, 63v), gjashtë pacientë nga Shkupi (83, 75, 72, 69, 66, 54v), një pacient nga Gostivari (87v), Gjevgjelia (71v) dhe Krusheva (40).

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 109.262, numri i pacientëve të rikuperuar është 96.173, numri i vdekjeve është 3.244 dhe numri i rasteve aktive është 9.845. Deri më tani janë realizuar 551.917 testime deri më tani.

Të ngjashme