Lajme
154 mijë ishte parashikuar doli 164 mijë| Çka duhet të dini për kontratën e shtetit për vetura me qira?
Demokracia
13:05 | 23 Korrik 2023

Share:

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), ka nënshkruar kontratën urgjente me kompaninë “Auto Mita” për marrjen me qira të 292 veturave për disa institucione publike në vend. Kjo kontratë është vetëm për dy muaj dhe ka kushtuar 164 mijë. Çka duhet të dini?

164 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit kontrata dy mujore për marrjen me qira të 292 veturave nga kompania “Auto Mita”. Këto vetura janë paraparë për disa institucione publike të ndryshme.

Sipas të dhënave, fillimisht vlera e kontratës ishte parashikuar që të jetë 154 mijë euro. Por kjo gjë ka ndryshuar dhe tash tenderi është dhënë me 10 mijë euro më shumë.

Pse është bërë ky ndryshim?

Nacionale ka komunikuar me Agjencia Qendrore të Prokurimit dhe të cilët kanë thënë se ndryshimi i vlerës së parashikuar të kontratës është bërë për shkak se disa institucione nuk kanë treguar më kohë numrin e veturave që u nevojitën.

Arsye që vlera e parashikuar ka qenë më e ulët se vlera e kontraktimit ka qenë shtimi i dy veturave me kërkesën e dy institucioneve të cilat i kishin vonuar kërkesat e tyre dhe AQP është detyruara që gjate negocimit ti shtojë edhe këto dy vetura si dhe AQP ka vendosur vlerë të parashikuar më të ulët për të tentuar të marrim çmime më të ulëta se ato në kontratat që ishin në përfundim e sipër.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Tenderi është nënshkruar duke u përdorur procedura e negociuar pa publikimit të njoftimit për kontratë.

Sipas AQP-së, arsyet pse është përdorur kjo procedurë kanë të bëjnë që të kanë kohë për t’u përgatitur për tenderin e ri me kontratë 1-vjeçare.

“Procedura ka qene e negociuara me Operatorin Ekonomik që ka pasur paraprakisht kontratën për Vetura me qira (edhe këto kontrata mund ti gjeni të gjitha në web faqen e AQP-së), arsye që është zhvilluar me procedurë të negociuara është se AQP ka marr vendimin nga Qeveria me datën 30.06.2023 për të zhvilluar aktivitetin e prokurimit Vetura me qira, me ketë rast AQP ka udhëhequr një procedurë të negociuara vetëm për 2 muaj me qellim që të kemi kohen e duhur për të udhëhequr procedurën e hapur e cila do të ketë kohëzgjatjen 1 vjeçare edhe kjo që të ju mundësohet institucioneve të bëjnë zgjidhje afatgjatë për vetura dhe pas kësaj periudhe do të mund të kemi kontrata për vetura me qira vetëm për institucionet që kanë trupa inspektuese.” – kanë thënë nga ky institucion.

Sa kushtojnë veturat?

Dy lloje të veturave janë përzgjedhur në këtë tender.

Në të dhënat, thuhet se janë porositur vetura të tipit “Dacia Sandero” dhe “Renault Megane”.

Sipas AQP-së, çmimi mujor i veturave është:

Dacia Sandero – 220 euro në muaj, ndërsa Renault Megan, 320€ në muaj.

AQP kanë thënë se në kontratën e përfunduar çmimet kanë qenë më të larta, por tash në këtë kontratë ka zbritje sipas tyre për 8 për qind.

Cilat institucione?

Lista e institucioneve që do të marrin vetura me qira është e gjatë.

Por më së shumti vetura do të shkojnë për, Ministrinë e Infrastrukturës, për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Këshilli Prokurorial e institucione të tjera.

Në listë është edhe Zyra e Presidentes me dy vetura të llojit “Renault Megane”.

Të ngjashme