ShowBiz
15 vjet pa Michael Jackson, mbretin e Pop-it
Demokracia
15:17 | 26 Qershor 2024

Share:

Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, më 25 qershor 2009, Michael Jackson mbetet një nga gjenitë absolut të muzikës Pop dhe një balerin i jashtëzakonshëm që ndryshoi kursin e kërcimit.

Jackson kishte një talent të pazakontë.

Në moshën 8-vjeçare me vëllezërit e tij, “The Jackson 5”, u transferua në Los Anxhelos si pjesë e grupit të parë afrikano-amerikan të djemve në historinë e muzikës, falë këngëve hit si “I Want You Back”.

Më vonë erdhi suksesi solo, fillimisht falë bashkëpunimit me producentin Quincy Jones.

Fatkeqësisht, mbeti vetëm një hije nga djali i mrekullueshëm që u bë Mbreti i Pop-it kur, i përfshirë në procedurat poshtëruese ligjore, vdiq në Los Anxhelos në moshën 50-vjeçare.

Këngëtari duhej të niste një turne botëror nga Londra i cili do të shënonte rikthimin e tij në skenën botërore pas ngjarjeve ligjore që e kishin nxjerrë në krye të gazetave pas akuzave për ngacmim seksual të të miturve.

Por kthimi nuk ndodhi. Pavarësisht shitjes së miliona kopjeve të disqeve të tij në të gjithë botën – albumi “Thriller” kishte thyer të gjitha rekordet – stili i tij i çuditshëm i jetesës e kishte vënë atë në një gjendje të vështirë.

Aktualisht, ka mbetur arti i tij dhe tre albume të pavdekshme si ‘Off The Wall’, ‘Thriller’ dhe ‘Bad’.

Të ngjashme