Lajme
15 vjeçari vritet teksa po i nxirrte kafshët nga kopshti zoologjik në Kharkiv
Demokracia
08:22 | 06 Maj 2022

Share:

Një person është vrarë dhe dy janë plagosur rëndë teksa po përpiqeshin të evakuonin kafshët e kopshtit zoologjik.

Personi i vrarë ishte një djalë 15-vjeçar, tha pronari i Feldman Ecopark në Kharkiv.

Ai tha se grupi po përpiqej të shpëtonte një grup buallicësh kur ata u sulmuan, transmeton Klankosova.tv.

Djali kishte ndihmuar prindërit e tij për të ushqyer dhe evakuuar kafshët.

“Në kujtim të dashur të një heroi! Kjo është viktima e gjashtë e ekipit tonë”, tha pronari.

Të ngjashme