Lajme
15-vjeçari në Mitrovicë bie nga ndërtesa, vdes nga lëndimet e marra
Demokracia
16:13 | 12 Janar 2023

Share:

Një 15-vjeçar është rënë nga një ndërtesë në rrugën “Luan Haradinaj” në Mitrovicë dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.

Ai tha se rasti është hapur në polici si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Sot, rreth orës 13:00,  është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.

 

Të ngjashme