Sport
15 vite pa fitore në derbi, Espanyoli tenton ta thyej këtë tabu ndaj Barcelonës
Demokracia
16:19 | 11 Shkurt 2022

Share:

Rreth tre muaj që nga debutimi i Xavi në stolin e Barcelonës, skuadra që ai drejton do të përballet sërish në derbin kundër Espanyolit.

Më 20 nëntor Barça fitonte 1-0 në një ndeshje të vështirë. Ndërsa tani situatat kanë ndryshuar me Barçën që gëzon një formë më të mirë dhe me Xavi që ka ndryshuar mjaft gjëra.

Projekti i Ksavit vazhdon të ecën në rrugën e duhur dhe pas triumfit kundër Atlketicos së Madridit, Barça e tij do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv në derbin kundër Espanyolit të Bares.

Në fakt, shifrat i japin të drejtë Barcelonës, që nuk humbet një ndeshje në fushën e Espanjolit që nga sezoni 2006- 2007. Humbja e fundit daton më saktësisht më 14 janar 2007 kur në drejtimin e Barçës ishte Frenk Rajkard, ndërsa në krahun tjetër Ernesto Valverde.

Espanyoli triumfonte 3-1 me gola të Luis Garsias, Tamudos dhe Rufetes, të cilët zhvlerësonin golin e Havier Saviolës. Që nga ajo humbje e 15 viteve më parë, Barcelona numëron 7 suksese dhe 6 barazime. Në të gjithë historinë e saj, Barcelona numëron 86 takime në La Liga si vizitore në fushën e Espanjolit, ku numëron 32 suksese kundrejt 25 të bardhebluve.

KEIDI BARE – Për të gjetur humbjen e fundit të Barcelonës në të gjitha kompeticionet kundër Espanjolit në fushën e këtij të fundit duhet të kthehemi në sezonin 2017- 2018 në Kupën e Mbretit. Ndërkaq, për derbin e së dielës në mëdyshje është prania në fushë e mesfushorit të Kombëtares kuqezi, Keidi Bare. Sipas mediave spanjolle, dyshohet se mesfushori kuqezi është me COVID-19. /Demokracia.com

Të ngjashme