Lajme
15 viktima dhe 1 mijë e 216 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
17:30 | 18 Mars 2021

Share:

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 3 mijë e 761 teste të kryera janë regjistruar 1 mijë e 216 raste të reja me COVID-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 111 pacientë.

Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 15 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 116 mijë e 438 raste, prej të cilëve 99 mijë e 126 janë shëruar, kurse 3 mijë e 403 kanë ndërruar jetë, transmeton Alsat.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka raste aktive 13 mijë e 909. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar gjithsej 578 mijë e 923 testime për koronavirus.

Sipas qyteteve, brenda 24 orëve 624 raste janë regjistruar në Shkup, 80 në Prilep, në Manastir – 50, Veles – 46, Kumanovë – 43, Tetovë – 40, Kavadar -36, Koçan – 32, Ohër – 30, Negotinë – 23, Strumicë – 22, Shtip – 21, Gjevgjeli – 20, Valandovë – 16, Gostivar dhe Berovë  nga14 raste të reja, Demir Kapij – 13, Resnje – 12, Probishtip dhe Krushevë –  me nga 9 raste , Shën Nikollë – 8, Strugë, Radovish dhe Delçevë – nga 7 raste të reja, Vinicë – 5, Kërçova, Kriva Pallanka, Bogdanci dhe Pehçeva  kanë regjistruar nga 4 raste të reja, Kratova dhe Demir Hisari nga  3 raste, Dibra dhe Makedonski Brod – nga dyraste  kurse në Makedonska Kamenicë dhe Dojran -janë regjistruar vetëm nga një rast.

Të ngjashme