Lajme
15 euro dita, sot bëhet hapja e parkingut nëntokësor në Prishtinë
Demokracia
08:08 | 11 Nëntor 2022

Share:

Komuna e Prishtinës sot do të bëj hapjen zyrtare të parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik në Prishtinë.

Çmimet në parking variojnë nga një euro për një orë , tetë euro për nëntë orë e 15 euro për 12 deri në 24 orë.

Ani se shumë qytetarë u shprehën të pakënaqur me çmimet e prezantuara, Komuna e Prishtinës ka thënë se ky parking është i ndërtuar në bazë të partneritetit publiko-privat dhe se përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut.

Të ngjashme