Lajme
145 raste aktive me COVID-19 në Gjilan
Demokracia
10:44 | 24 Shkurt 2021

Share:

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli bëri të ditur se aktualisht 26 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, derisa u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 1 mijë e 1560 mostra, 3 mijë e 680 kanë rezultuar pozitivë, 3 mijë e 425 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 145 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 26 persona dhe 261 mostra në pritje për rezultat.

Të ngjashme