Lajme
14-vjeçari vdes pasi u pickua nga një mushkonjë
Demokracia
12:20 | 30 Korrik 2023

Share:

Një 14-vjeçar nga province e Udines në Itali, ka vdekur gjatë një udhëtimi në Brazil pasi u pickua nga një mushkonjë.

I riu, Matteo Chieu ishte nisur për të takuar disa të afërm të nënës së tij, me origjinë nga shteti i Amerikës Latine, por fatkeqësisht humbi jetën.

Ende nuk dihet se çfarë patologjish e shkaktuan vdekjen e djalit, i cili kishte mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme.

Dinamika e vdekjes nuk është ende e qartë, por u konfirmua vetëm shtrimi i tij në spital pas pickimit nga insekti./A2news

Të ngjashme