Lajme
14 viktima të reja nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore
Demokracia
17:18 | 26 Maj 2021

Share:

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 46 raste të reja në 13 qytete. 147 pacientë janë shëruar, ndërkaq jetë kanë ndërruar 14 persona.

Nga 3,073 testime, pozitiv kanë dalë 46 raste me Kovid19. 19 raste në Shkup, 5 në Radovish, 5 në Prilep dhe Kërcovë, nga 4 raste janë regjistruar në Kumanovë, Strumicë, Manastir dhe Gostivar ndërkaq nga 2 raste në Negotinë, Ohër, Strugë. Në Gjevgjeli dhe Berovë nga 1 rast – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tash janë vaksinuar rreth 225 mijë qytetarë ndërkaq rreth 200.000 të tjerë të paraqitur presin radhë për tu vaksinuar.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 664 persona janë infektuar pas vaksinimit me dozën e parë. Infeksioni tek to është shfaqur në 14 ditët e para pas vaksinimit kur organizmi ende nuk është I mbrojtur nga vaksina. Ky numër është 0,3% nga të gjithë të vaksinuarit deri më tani.

Të ngjashme