Në 24 orët e fundit, 14 persona kanë ndërruar jetë kurse 1 mijë e 529 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Serbi.
Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 7 mijë e 510 testime për koronavirus, ku 1 mijë e 529 persona kanë rezultuar pozitivë, transmeton Demokracia.com.
Sipas autoriteteve serbe, po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 14 viktima nga koronavirusi në tërë Serbinë.
Siç bëhet e ditur, aktualisht në tërë Serbinë janë 135 pacientë që janë në gjendje të rëndë dhe janë me respirator.
Bëhet e ditur se, nga 1 mijë e 529 raste të reja më koronavirus, 548 u regjistruan në Beograd, që është një e treta e numrit të përgjithshëm.
Theksojmë se deri më tani në Serbi janë 407 mijë e 881 persona të infektuar me koronavirus, përderisa numri i viktimave ka arritur në 4 mijë e 126. /Demokraci.com/