Lajme
14 të vrarë në një karnaval vjetor në Nigeri
Demokracia
17:16 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur pasi një automjet ka përplasur publikun që ishte duke ndjekur një karnaval popullor në qytetin jugor të Nigerisë, Calabar.

Dëshmitarët okularë thanë se drejtuesi mjeti e ka humbur kontrollin e makinës, shkruan BBC.

Fotografitë e shpërndara në internet menjëherë pas incidentit shfaqin trupa të shpërndarë të njerëzve nëpër rrugë.

Karnavali vjetor njëmujor, i cili përmban disa ngjarje, ka një vëmendje të madhe që nga fillimi i tij në vitin 2004.

Ngjarja e këtij viti ishte e veçantë sepse ishte e para që nga pandemia COVID-19, e cila kishte detyruar anulimin e saj në dy vitet e fundit.

Policia tha se shoferi që ishte i dehur është arrestuar, dhe është duke u hetuar rasti se pse e ka humbur kontrollin e makinës.

 

Të ngjashme