Lajme
14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Demokracia
19:44 | 03 Maj 2022

Share:

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 14 raste me koronavirus nga 502 testime të kryera dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

11 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë dhe nga një në Fier, Patos dhe Gramsh.

Janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa 33 qytetarë janë shëruar.

Shqipëria ka gjithsej 275.191 raste me koronavirus, 271.339 të shëruar, 356 raste aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.496 pacientë.

Të ngjashme