Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se që nga fillimi i pandemisë, 108 mijë e 31 persona kanë rezultuar pozitivë ndërsa 2 mijë e 265 kanë vdekur si pasojë e COVID-19, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
26 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.597.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 169. /Demokracia.com/