Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 2 mijë e 876 teste, ndërkohë që janë regjistruar 14 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.
Rastet e reja janë në: Tetovë-8, Gostivar-3, Shkup-2 dhe Strugë-1, shkruan alsat.
Po ashtu janë regjistruar edhe 2 pacientë të shëruar, që të dy nga Shkupi.
Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.