Lajme
14 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga Covid-19, 20 me oksigjeno-terapi
Demokracia
09:48 | 08 Mars 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 14 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është 20, ndërsa katër raste janë në mjekimin intensiv.

“14 pacientë me Covid-19 pozitivë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.  Në trajtim mjekësor janë edhe 22 pacientë të tjerë post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 20 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë.”, thuhet në raportin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 23 pacientë me Covid-19.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme; Klinika Infektive, 23 pacientë; Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë; Spitali i Gjilanit, 4 pacientë; Spitali i Pejës, 2 pacientë; Spitali i Gjakovës, 1 pacient; Spitali i Ferizajt, 2 pacientë”.

Të ngjashme