Lajme
“130 mijë vetura hyjnë në Prishtinë çdo ditë”| Zogaj tregon pse nuk mund të rregullohet trafiku në Prishtinë
Demokracia
23:15 | 12 Maj 2023

Share:

Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj ka folur për problemin e madh me të cilin përballet Prishtina, që ka të bëjë me trafikun e ngarkuar. Ai ka thënë se impakt të madh ka edhe bllokimi i të hyrave vetanake nga ana e qeverisë.

Për pasojë, ai ka thënë se mund të vonohet implementimi i projekteve të nisura, siç është ai i Rrugës A, një rrugë që sipas tij, do ta shkarkonte në masë të madhe qendrën e kryeqytetit.

Ai po ashtu ka treguar se i kanë kërkuar qeverisë përkrahje në shumë projekte të mëdha, mes të cilave unazën e jashtme të kryeqytetit, që ka një kosto rreth 300 milionë euro.

Megjithëkëtë, sipas nënkryetarit të Prishtinës, ata po vazhdojnë me projekte kapitale të tyre siç është ndërtimi i tri shkollave me partneritet publiko privat.

Në anën tjetër si projekt madhor, qeveria komunale po e sheh e ndërtimin e Spitalit të Prishtinës për të cilin tashmë është caktuar lokacioni dhe ndërtimi që do të kushtojë mbi 50 milionë euro.

Zogaj ka treguar edhe arsyet tjera se përse trafiku në Prishtinë është vështirë të menaxhohet pa krijuar tollovi.

“Në kryeqytet hynë çdo ditë 130 mijë vetura nga jashtë kryeqytetit, këto janë matje të fundit të Bankës Botërore, kjo tregon se një pjesë e madhe e qytetarëve punojnë gjatë ditës në Prishtinë dhe pastaj kthehen, krejt institucionet vendore janë në Prishtinë, krejt ambasadat janë në Prishtinë dhe kjo e bënë kryeqytetin tepër atraktive gjatë ditës. 130 mijë vetura është e pamundur me i akomodu me këto rrugë që kemi. Këto vetura kërkojnë parking, këto vetura kërkojnë qasje dhe ky është problem që kemi sot në rrugët e Prishtinës”, ka shtuar i dyti i Prishtinës, Alban Zogaj.

Të ngjashme