Lajme
13 viktima dhe 865 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Demokracia
17:25 | 01 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Në 24 orët e fundit në Shqipëri 865 persona janë prekur me koronavirus dhe 13 të tjerë kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri 865 persona janë prekur me koronavirus dhe 13 të tjerë kanë vdekur.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë kryer 2960 testime, prej të cilave më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 421, pasuar nga Fieri me 55, Lushnje 39, Durrësi 35, Kurbini 29, Vlora 26, Saranda 23, Delvina 22, Elbasani 20, Shkodra 17 etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 47.922.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID: 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar në Shqipëri me koronavirus janë konfirmuar 78.992 raste, 47.922 janë shëruar, 29.677 janë raste aktive, derisa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 1393 persona./tch

Të ngjashme