Lajme
13 persona të vdekur si pasojë e zjarreve në Kili
Demokracia
09:34 | 04 Shkurt 2023

Share:

Të paktën 13 persona u raportuan të vdekur të premten pasi qindra zjarre në Kili bënë kërdinë.

Qeveria kiliane ka shpallur gjendjen e katastrofës pasi një valë shkatërruese e të nxehtit shkaktoi zjarret në pyje.

Që nga e premtja, 151 zjarre kanë qenë të furishme, nga të cilat 65 janë shpallur nën kontroll.

Zjarret shpërthyen në më shumë se 35,000 hektarë tokë dhe shkatërruan mbi 100 shtëpi, që kur filluan të mërkurën.

Mes viktimave ishte edhe një zjarrfikës, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një kamion zjarrfikës teksa po shuante flakët.

Një pilot dhe një mekanik vdiqën teksa po përpiqeshin të luftonin zjarrin, pasi helikopteri i tyre u rrëzua në rajonin jugor të Araucanias.

Numri i të vdekurve përfshinte katër civilë që vdiqën në rajonin Biobio, në Kilin qendror, i cili ka qenë ndër më të prekurit nga zjarret.

Rreth 2,300 zjarrfikës dhe 75 avionë janë përfshirë në betejën kundër flakëve, raporton DW.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë me temperatura të larta dhe erëra të forta, duke e bërë më të vështirë kontrollin e zjarreve.

Të ngjashme