Lajme
13 pacientë në gjendje të rëndë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Demokracia
08:54 | 15 Mars 2021

Share:

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 79 pacientë me COVID-19.

79 pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, prej tyre, 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, shkruan Demokracia.com.

“Aktualisht po trajtohen 79 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës

15 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 lindje kanë qenë normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 15 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 578 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

486 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 6,235

analiza, ndërsa janë kryer 20 operacione.

Aktualisht po trajtohen 79 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3793483327396740

Të ngjashme