Lajme
124 dëshmitarë vetëm me pseudonime, mbrojtja e Thaçit kërkon të dhëna më konkrete
Demokracia
12:12 | 16 Shkurt 2021

Share:

David Hooper, avokati i ish-eprorit të UÇK-së, Hashim Thaçit në seancën që po mbahet aktualisht nga Gjykata Speciale, ka thënë se kanë mungesë të materialeve lidhur me dëshmitarët.

Hooper ka thënë se ka disa çështje, duke filluar këtu edhe nga përkthimi, në të cilat janë duke pasur vështirësi, raporton Demokracia.com.

Hooper tutje ka kërkuar ndihmë si një udhërrëfyes për mbrojtjen, në mënyrë që të kuptohet çështja dhe më pas të trajtohet.

“Ka një grup çështjesh të lidhura. Duke filluar nga pika një deri tek përkthimi. Në lidhje me nxjerrën e materialeve ka pasur disa vështirësi konkrete, të cilat kryesisht janë drejtuar nga ZPS-ja. Por, mbetet ai që ne e quajmë problem të përgjithshëm, mënyra se si sistemi me anë të cilit ZPS-ja nxjerr materialet, nuk ka qenë i dobishëm. Bile, mund të them se nga sistemet e nxjerrjes së materialeve me të cilat ne kemi punuar, ky sistem këtu është më pak i dobishëm dhe kjo është një problem. Sepse mënyra se si bëhet nxjerrja e materialeve dhe ndihma që mund të marrësh nga material të tillë, kjo ndihmë duhet të jetë si një udhërrëfyes për të ndihmuar mbrojtjen dhe për të kuptuar çështjen dhe në fund sigurisht për t’i trajtuar dhe për të vendosur përparësitë e saj lidhur me hetime që do të zhvillojmë.”, ka thënë ai.

Tutje, Hooper bëri të ditur se 124 dëshmitarë të çështjes janë bërë të ditur vetëm me pseudonime dhe se nuk ka ndonjë njohuri se çfarë do të diskutojnë me këta dëshmitarë, raporton Demokracia.com.

“124 dëshmitarë që janë bërë të ditur shumica prej tyre, janë me pseudonime, nuk na është dhënë përmbledhje nuk kemi as edhe pesë rreshta nuk kemi njohuri për çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë, bashkë me provat. Mungojnë hollësitë lidhur me materialin dhe ZPS-ja vazhdon të veprojë kështu, se kështu e thonë edhe në argumentet e tyre, mungojnë edhe disa pika të cilat po t’i marrim së bashku krijojnë problem.”, tha ai.

Demokracia.com do t’iu sjellë detaje lidhur me zhvillimet nga seanca e Gjykatës Speciale.

Të ngjashme