Lajme
123,000 refugjat në Gjermani, Lufta në Ukrainë shton fluksin e tyre drejt BE-së
Demokracia
17:05 | 12 Mars 2022

Share:

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, ka bërë me dije se zyrtarisht në vendin e tij janë regjistruar 123.000 refugjatë nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të muajit të kaluar.

Megjithatë ai ka sqaruar se në mungesë të kontrolleve kufitare në kufirin e vendit me Poloninë nga vijnë shumica e refugjatëve ukrainas mund të nënkuptojë se numri është dukshëm më i lartë.

“Gjermania po punon me aleatët e saj për të transportuar nga ajri personat që kanë ikur nga Ukraina në vendet më larg, ndërsa vendet fqinje të Ukrainës luftojnë për të përballuar të gjithë ardhjet e reja nga vendi i goditur nga lufta”, tha ministrja Annalena Baerbock. Ajo shtoi se Gjermania do të pranojë 2,500 refugjatë nga Ukraina që janë aktualisht në Moldavi, shkraun CNA.

Sipas të dhënave nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga sulmi rus në Ukrainë.

Të ngjashme